KreuCelebrity

Shtëpia e re e Riri-t, një mrekulli mbi kodrat e Hollivudit!

Elegante, luksoze, e me shumë stil e shije! Nuk mund ta përshkruajmë më bukur se kaq shtëpinë e re të yllit të  Pop-it Rihanna! Këngëtarja e kishte zgjedhur këtë pronë prej gushtit të kaluar, me vlerën 6,9 milionë dollarë, për pozicionin e saj të privilegjuar e strategjik. Kjo banesë ndodhet në Hillside Ave, në kodrat e  Hollivudit dhe është e rrethuar prej një terreni shumë privat, në mënyrë që të mabjë larg vëmendjen e syve kureshtarë e për të siguruar privatësinë perfekte.

Në banesën trekatëshe prej 700 metrash katrorë ka gjashtë dhoma gjumi, më e madhja prej së cilave ndodhet në katin e fundit dhe ka një pamje fantastike të qytetit, si edhe dhjetë tualete. Ka një sallon gjigand, kuzhinë profesionale, dy salla ngrënieje, një bilardo dhe një kinema moderne me teknologjinë e fundit. Në ambientet e jashtme ka një pishinë të bukur dhe përballë një shtëpi fantastike për miqtë me palestër e spa për argëtimin e tyre.

Shtëpia është arreduar në mënyrë moderne deri në detajet më të vogla. E bardha dhe e zeza janë ndërthurrur përmes hijeve gri. Dyshemetë janë veshur me një parket prej druri arre dhe të ndriçuara nga drita të vogla. Dritaret e muret janë gjithashtu me ngjyrë të zezë duke i dhuruar shtëpisë një stil krejt industrial. Lum si Riri për shtëpinë e re, bëni një shëtitje në galeri!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF