Prej pak muajsh këngëtarja Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha u bënë prindër të një djali të quajtur Tian. Që nga ai moment, këngëtarja ndan me ndjekësit momentet e bukura si një nënë e re, si edhe karakteristikat e të birit pas çdo muaji me rritjen e tij.
Por, duket se prindërimi nuk ka vetëm momentet e bukura e të gëzueshme edhe për Tunën. Pak minuta më parë ajo ka ndarë në profilin e saj në Facebook një lajm që na ka habitur në ditët e fundit: Aktori George Clooney deklaroi në Festivalin e Torontos se me ardhjen në jetë të binjakëve Ella dhe Alexander është bërë tepër i ndjeshëm. “Ata nuk qajnë”, është shprehur ai, “Unë qaj më shumë se ata, qaj katër herë në ditë sepse ndihem kaq i lodhur…”
Këngëtarja e ka postuar këtë lajm duke shtuar përshkrimin “Të ndiej”, me sa duket edhe për të me ardhjen në jetë të Tianit të vogël ndodh e njëjta situatë. Edhe Tuna pasi është bërë nënë, është bërë mjaft emocionale! Me siguri në fund të ditës janë emocione të bukura!



Pasdite artistike për Majlinda Bregun!




Alban Skënderaj na kthen në vitin ‘93!


Dren Abazi për martesën: “Larg qoftë!”





Shakira dhe Pique drejt ndarjes?!




Shokon aktori: “Qaj katër herë në ditë!”

