Le ta pranojmë: vajzat shqiptare nuk janë të vetmet që dashurohen pas të njejtave veshje. Rastet kur yjet botërorë janë paraqitur njësoj janë të shumta. Tendencat e fundit kanë prekur në mënyrë të njejtë emra si: Jennifer Lopez, Rihanna, Beyonce apo modele si Kendall Jenner, Gigi Hadid etj. Edhe pse distanca kohore nga veshja e njërës prej yjeve tek tjetra zakonisht shtrihet me muaj ose me vite, sytë e vëmendshëm nuk lejojnë që detaje të këtij lloji t’ju shpëtojnë lehtë.
Mbretëresha e rasteve të tilla, në fakt është Riri, e cila shërben si inspirim për të tjerë yje, por nga ana tjetër nuk nguron aspak të inspirohet nga koleget apo…kolegët! Po, nuk keni pse çuditeni, pasi Rihanna dhe Kanye West ka rastisur të veshin të njejtën bluze. Edhe nëse shihni imazhin e Julia Roberts përkrah atij të Riri-t, mos u surprizoni, pasi diferenca e moshës nuk vlen për stilin. Fustani i Kim Kardashian nuk duket njësoj në trupin e Ambrosio-s, ashtu sikurse gjoksi bombastik i Amber Rose tërheq më shumë vëmendje se ai i Kim në fustanin lateks ngjyrë rozë. Ne kemi përgjedhur dhjetë rastet më tipike, kur yjet kanë qenë në të njejtën mendje mbi paraqitjen. Keni ndonjë të preferuar? Klikoni në galeri për të parë më shumë.



Soni sjell “Ave Maria-n” në gondola!



Pas divorcit Fergie është… në Brazil!







Pasdite artistike për Majlinda Bregun!




Alban Skënderaj na kthen në vitin ‘93!


Dren Abazi për martesën: “Larg qoftë!”
