KreuCelebrity

Lajme të këqija nga Lady Gaga! Përkeqësohet gjendja shëndetësore!

Lady Gaga po përballet së fundmi me probleme të rënda shëndetësore, arsye kjo që ka detyruar këngëtaren e njohur të shtrohet në spital. Shkak më i detajuar është bërë një dhimbje e fortë fizike, e për këtë Gaga ka njoftuar të gjithë fansat në Instagram. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më tepër, e kjo ka shtyrë artisten të anulojë turet e saj. Një lajm të tillë Lady Gaga e ka ndarë mes emocionesh, duke iu referuar edhe traumave të kaluara që ende ndikojnë në jetën e saj sot.

“Kam qenë gjithmonë e sinqertë mbi vështirësitë e problemeve të mia shëndetësore e mentale”, është shprehur Gaga, “Kam qenë gjithmonë në kërkim të mënyrës për t’i mposhtur. Është e komplikuar dhe e vështirë për t’i shpjeguar, dhe aktualisht po mundohemi të gjejmë një rrugëzgjidhje”. Vazhdon ende të mbetet e paqartë se çfarë shkakton dhimbje tek artistja, edhe pse është përcaktuar diagnoza e sëmundjes së fibromialgjisë. Këngëtarja shpjegon se sapo të mundet, do të bëjë një rrëfim të plotë të asaj çka po kalon. Ajo nuk nguron të shprehet se ndihet e zhgënjyer nga ata të cilët mendojnë se kjo është thjesht një përpjekje për të tërhequr vëmendje nga ana e saj. “Jam luftarake. E përdor fjalën ‘vuajtje’ jo vetëm se dhimbja dhe trauma më kanë ndryshuar jetën, por sepse po më mbajnë njëkohësisht larg të jetuarit një jetë normale”, e ka përmbyllur statusin Gaga….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF