KreuCelebrity

Media përballë personazhit: Fiori Dardha sërish përplasje me Robert Aliaj!

Përpos figurave dhe fjalëve të ëmbla të shpërfaqura në çdo moment, një pjesë imteresante e formateve si “Dance With Me” është debati me jurinë. Duke qenë se në këtë të fundit bën pjesë edhe Robert Alia, debatet me konkurrentëve dhe këtij të fundit, nuk kanë si të mos mungojnë. Java e shkuar solli një zënkë publike mes tij dhe Fiori Dardhës, e seria e dytë e kësaj telenovele (të stisur ose jo) vazhdoi edhe mbrëmjen e sotme.

Fiori e nisi disi qetësisht, duke rrëfyer fillimisht mendimin e parë që kishte patur i shoqi, i biri dhe nëna e saj, për të hënën e kaluar. “…Një nga porositë që më dha mamaja ishte të mos zihem më me Robert Alinë”, ka thënë ajo duke qeshur, ndërsa anëtari i jurisë nuk ka pritur më gjatë për t’iu kundërvënë. Përgjatë akuzave të hedhura ndaj gazetares, Roberti e cilësoi shtypin si “çetë e kazanit mediatik”, duke hedhur kështu baltë mbi median në tërësi. Fiori ndërhyri me një frazë të vetme: “Ah, sa herë ke dhënë intervista ti për atë shtyp…”, e kaq ka mjaftuar për lindjen e një debati të dytë.  Si gjithmonë, kundër të (ashtuquajturës) injorancë shqiptare, Roberti ka injoruar gazetaren, edhe pse kjo e fundit nuk ndejti e heshtur aspak. Madje, guxoi t’i thoshte: “Mua më shohin çdo ditë njerëzit në ekran, kurse ty vetëm një herë në javë të sheh njerëzia, kështu që, gëzoje protagonizmin”.

Kaq nuk ka mjaftuar, pasi Fiori u përpoq të jepte një mesazh të fortë. “Në prova herën e shkuar më the që nuk më kishe parë ndonjëherë në ekran, dhe për këtë nuk ka asgjë të keqe. Por, të hënën guxove më quajte gazetare mediokre…”, i tha Fiori, Robertit, e duke marrë shkas nga kjo gazetarja shpjegoi se kjo ishte një tendencë e meshkujve shqiptarë, që edhe pse përpiqen të sjellin civilizimin europian, ende kanë mendjen të ulin dhe të intimidojnë gruan sa të munden. Roberti nuk dha përgjigje më të saktë, se sa thjesht volli vrerë mbi inatin personal me shoqërinë vendase, ashtu sikurse përsëriti disa herë që Fiori është llafazane. Në pritje të serisë së tretë …

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF