KreuCelebrity

Selena Gomez, stiliste dhe modele e brand-it të njohur…

Pas suksesit të Rihanna-s dhe Rita Ora-s, tashmë është radha e këngëtares Selena Gomez të jetë imazh veshjesh sportive. Gomez ishte imazhi i linjës së veshjeve dhe çantave të Coach, e tashmë do ta shohim në një tjetër fushatë publicitare: tek Puma, për atletet e reja të quajtura “Phenon”.

Ja si shprehet këngëtarja për këtë bashkëpunim të ri: “ Jam tepër e emocionuar që bëj pjesë në këtë familje të madhe! Puma ka arritur të përziejë në një mënyrë unike sportin dhe modën, duke ndikuar mbi stilin e kulturën e ditëve të sotme prandaj e lumtur që edhe unë bëj pjesë në të. Jam e bindur që së bashku do të realizojmë diçka me të vërtetë të veçantë në projektet tona interesante.”

Adam Petrick, drejtori i marketingut të Puma-s ka rrëfyer se kanë zgjedhur Selenën si imazh pikërisht sepse ajo nuk ka frikë dhe është mjaft e talentuar, përfaqëson një konsumatore të re e të famshme. Ai shton se këngëtarja është partneri perfekt që përballet ndaj sfidave si sëmundja e saj, i lufton dhe arrin qëllimet e objektivat!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF