KreuCelebrity

Albi ka vetëm dy fjalë për Klaudia Pepën!

Kush tha që ish-partnerër nuk mund të shkojnë mirë? Pas lajmit të ndarjes, nuk kemi parë ndonjë ndryshim kolosal lidhur me Klaudia Pepën e Albi Nakon. Fotot e çiftit figurojnë në profilet personale të të dy balerinëve, e komentet mes njëri-tjetrit nuk mungojnë aspak. Së fundmi, Pepa ka publikuar videon e parë koregrafike të ciklit prej njëmbëdhjetë klipesh, pikërisht atë që i përket shkronjës së parë të emrit: ‘K’. Për një publikim të tillë, balerina kishte njoftuar prej disa ditësh, e ndërsa e sotmja e gjen YouTube me një video ekstra nga ana e Klaudias.

Koreografia origjinale i përket Kyle Hanagami, ndërsa muzika është krijuar nga Oligar dhe Luca Angelosanti. Përkrah Pepës, në klip shfaqen edhe dy balerina të tjera, Haley Fitzgerald dhe Emma Hauser. Klaudia e ka postuar këtë realizim si në MyStory, ashtu dhe në profilin në Instagram, ku në sektorin e komenteve mund të gjendet fare lehtësisht emri i Albi Nakos. “Paç fat”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar shkrimin me një ikonë zjarri, ndërsa Pepa i është përgjigjur me një figurë me zemra. Një marrëdhënie të tillë e gjejmë rrallë mes personazhesh, edhe pse fansat e çiftit nuk e humbin shpresën për një rikthim të të dy balerinëve sëbashku. Sido që të jetë, diçka është e sigurt: komente të këtij lloji do t’i shohim shpesh e më shpesh! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF