KreuCelebrity

Fiziku i Beyonce mahnit sërish, në Broadway!

Këngëtarja Beyonce Knowles u bë nënë për herë të dytë e binjakëve Sir dhe Rumi vetëm tre muaj më parë. Që nga kjo kohë, ajo ka filluar të merret me aktivitet fizik së bashku me Jay Z për t’ju rikthyer fizikut të hatashëm dhe duket se po e arrin qëllimin!

Në fillim na habiti me fustanin e kuq pas trupit, më pas me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq, në mbrëmjen e bamirësisë së Rihanna-s dhe tani ka ndarë sërish foto në të cilat nxjerr në pah fizikun e saj! Nuk duket sikur ka lindur tre muaj më parë teksa tregon në foto këmbët e saj të tonifikuara! Artistja ka zgjedhur look-un total të zi, syze të errëta dhe flokët e kapura bisht për paraqitjen e saj të shfaqjes Aladdin në Broadway, Nju Jork. shfletoni galerinë për të parë Beyonce-në në formë kaq të mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF