Gjatë ditës së djeshme Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, ka mbajtur një fjalim mbi dukurinë e bullizmit. Ajo kishte zgjedhur të shprehej: “Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i uritur”, e veshur me shijen e saj të shtrenjtë, me një fustan pink të firmës Delpozo që kapte shifrën 2,950$.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i uritur, i përbuzur, i frikësuar, i terrorizuar, i ngacmuar… Ne duhet t’i mësojmë çdo fëmije vlerat e ndjeshmërisë … dashamirësisë, ndërgjegjes, integritetit dhe të udhëheqjes që mund të mësohen vetëm me anë të shembullit”, ka qenë një pjesë e fjalimit të saj dje. Megjithatë, ajo u kritikua sërish për veshjen e saj, shijen luksoze dhe në rrjeti social Twitter plasën komente të tipit: “Melania me fustan pink flet mbi fëmijët e uritur”, fjalimi i saj është cilësuar si ironik, plot hipokrizi, e kanë quajtur telettubies dhe parashutë pink.
Tregohu më e kujdesshme herë tjetër Melania!


Çfarë e lumturoi sot Turin kaq papritur?










Familja Hadid pushton pasarelën!




Dafina Zeqiri, surprizon me këngën e re!

Rihanna zbulon idhujt e saj të bukurisë!


