Ishte i ftuari i parë në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, e përpos diskutimeve mbi karrierën dhe “Dance With Me”, Albi Nako nuk mund të largohej nga studio pa prekur edhe temën më të nxehtë të kohëve të fundit: divorcin me Klaudia Pepën. Siç u shpreh dhe ai vetë, koreografi u gjend i papërgatitur lidhur me këtë pjesë delikate të bisedës, megjithatë nuk nguroi të niste rrëfimin me frazën: “Nuk ka rëndësi humbja, e rëndësishme është çfarë lëmë kujtim dhe shije të mirë në jetën e tjetrit”.
Pyetur mbi reagimet e fansave të çiftit dhe portaleve në përgjithësi, Nako theksoi se sipas mendimit të tij, “…shoqëria shqiptare është ende e një stadi primitiv, pasi nuk ka aesye pse të urrehesh apo të mbash inate me ish-partnerin”. Shumë shpejt, Albi bëri dhe deklaratën e parë në bisedë e sipër: “Klaudia ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time!” Mes shumë duartrokitjesh nga publiku në sallë, Nako zbuloi një të vërtetë ekskluzive, për të sqaruar një herë e mirë të gjithë ata që hodhën baltë mbi figurën e Pepës: “Pas konkursit në ‘Amici’, Klaudia ishte e gatshme të linte gjithçka, vetëm për të zgjeruar familjen. Kërkoi të bënte një fëmijë me mua, por isha unë ai që nuk mund të pranoja, duke marr parasysh sa dyer i ishin hapur dhe mora në konsideratë dhe moshën, padyshim. Nuk mund t’ia bëja këtë Klaudias, kështu që ka qenë faji im…” Mbi marrëdhënien e tyre post-divorc, Albi rrëfen se ai është në kontakt të vazhdueshëm me Pepën, duke ditur kështu çdo informacion të mundshëm mbi projektet në vijim. Madje, ai zbulon se balerina do të marrë pjesë edhe në një projekt filmik.
Si për të mos mjaftuar kjo, Rudina e përball Nakon me një video-mesazh nga ana e Klaudias, e cila pas përshëndetjes, e quan Albin një njeri shumë të rëndësishëm…ndërsa e cilësoi koreografin si “shoku dhe vëllai im i madh”; më ekzaktësisht: “Albi, ti do të mbetesh gjithmonë shoku dhe vëllai im i madh”…Një situatë e tillë ka përlotur Albin, i cili për pak çaste nuk mundi të përgjigjej me fjalë, veçse të pohonte me kokë çdo kompliment të Rudinës mbi Klaudian dhe marrëdhënien e tyre. Uh, dhe ta mendosh që nga gjysma e bisedës, për një rikthim të mundshëm mes të dyve, Nako dha vetëm një përgjigje: “Kurrë nuk i dihet!”….





Çfarë e lumturoi sot Turin kaq papritur?










Familja Hadid pushton pasarelën!




Dafina Zeqiri, surprizon me këngën e re!
