KreuCelebrity

Kostoja e bizhuterive të Kate Middleton, me shifra marramendëse!

Folëm dje për komfortin mbi taka të Kate Middleton, që nuk e kalonte shifrën prej 20 dollarësh. Por, kjo nuk do të thotë që Dukesha e Kembrixhit i drejtohet gjithmonë blerjeve të lira. Nuk është hera e parë që publikohen çmime marramendëse të shpenzimeve të Middleton, ndërsa këtë herë zbulohet kosto e disa prej bizhuterive të Kate.

Unaza e fejesës së Dukeshës, edhe pse e trashëguar nga Princeshë Diana, kushton plot 300.000 paund, e kjo falë safirit në qendër të rrethit. Gjithmonë e kujdsesshme ndaj aksesorëve, Middleton e përplotëson koleksionin e saj me vendosjen e orëve të ndryshme. Ajo që spikat më shumë i përket firmës Cartier, orë argjendi që besohet se është dhuratë nga William dhe kushton rreth 4600 paund. Për sa i përket vathëve, Dukesha e ka vërtetuar se nuk ka frikë aspak të eksperimentojë me to, edhe pse më së shumti kujtojmë modelin me diamantë prej 15,000 paundësh! Duke marrë parasysh edhe pjesën tjetër të mbetur, mendohet se koston shkon deri në një milion paund, duke marrë parasysh edhe dhuratat e familjes mbretërore. Wow…!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF