Klaudia Pepa dhe Albi Nako, një nga çiftet që janë vënë në qendër të vëmendjes prej shumë kohësh pas lajmit të divorcit të tyre, kanë pushtuar sërish rrjetet sociale me deklaratën në të cilën Klaudia e cilësonte ish-bashkëshortin si vëllain e saj të madh.
Kjo deklaratë e papritur e balërinës përmes një video-mesazhi e përloti Albin në studio dhe është shoqëruar me një lumë komentesh nga ndjekësit në rrjetet sociale, si pozitive, ashtu edhe nga ato ofenduese e negative. Një pjesë e mirë e tyre, ndoshta fansa të ish-çiftit e cilësuan deklaratën e saj si budallallëk, tallëse e skandaloze, se burri me të cilin ke ndarë shtratin kurrë nuk mund të të shndërrohet në vëlla. Komentuesve u është dukur një përshëndetje false dhe një deklaratë e pamerituar, ofenduese dhe e ekzagjeruar kjo e Klaudias për t’ju drejtuar ish-bashkëshortit. “Dashuria ndaj vëllait dhe bashkëshortit janë dy gjëra krejt të ndryshme”; “Mirë, quaje shok, mik por si mund ta quash vëlla një njeri që ke ndarë shtratin me të?”
Megjithatë, ka patur edhe nga ata ndjekës të cilët e kanë mirëkuptuar këtë marrëdhënie të ish-çiftit pas ndarjes, duke u shprehur se ata nuk duhen gjykuar aspak për zgjedhjet që kanë bërë, duke e pranuar lidhjen e tyre edhe në këtë fazë: “…Ajo e quan vëlla në sensin që Albi e ka rritur i ka qëndruar afër dhe e ka mësuar pavarësisht marrëdhënies që kanë pasur ai vazhdon ta bëjë këtë gjë…”
E motra e Klaudias Pamela dhe e ëma Lume, janë ndeshur me komentet negative ndaj balerinës dhe u janë kundërpërgjigjur atyre në Instagram. Pamela është shprehur se dashuria është ende e pastër kur njeriun që ke pranë e quan në rradhë të parë shok, vëlla e më pas burrë.
Ndërkohë, Nako ka rrëfyer se nuk mban inate me ish-partneren pas divorcit dhe është në dijeni të gjithë projekteve të saj artistike.

Roli i ri i Hueyda El Saied!











Liani, një Big Basta në miniaturë!




Ndërron jetë gruaja më e pasur në botë!


Gigi Hadid, tashmë edhe rrobaqepëse!

