Përpos ‘reality show’ KEEPING UP WITH THE KARDASHIANS, një ndër familjet më të famshme në Amerikë zotërojnë biznese të ndryshme, një prej të cilëve njihet nën emrin DASH. Një nga dyqanet në Los Anxhelos është mbajtur nën presion nga një grua me hanxhar në dorë. Duke bërtitur me të madhe, sulmuesja është dëgjuar të kërcënojë: “Qendroni larg Kubës!” Pas njoftimit të policisë, agresorja ka drejtuar hanxharin drejt dyqanit, për ta lënë më pas atë tek dera. Fox 11 ka regjistruar ngjarjen, pasi ka qenë gruaja nga Kuba ajo e cila ka bërë thirrje gazetarëve për ta filmuar. “Kardashianet do të ekzekutohen nëse shkelin në territorin komunist! Do të zhduken komplet!”, është dëgjuar të thotë agresorja, ndërsa shumë po aludojnë se kjo mund të jetë edhe një ngjarje e stisur…








Liani, një Big Basta në miniaturë!




Ndërron jetë gruaja më e pasur në botë!


Gigi Hadid, tashmë edhe rrobaqepëse!





