KreuCelebrity

Irma Libohova bashkohet me Monika Lubonjën për një motiv të fortë!

Ky takim i këngëtares së pamoshë Irma Libohova me Monika Lubonjën nuk është as thjesht miqësor e aq më pak rastësor! Motivi është tejet i rëndësishëm për të dyja zonjat e artit! 70 vjetët e krijimit të Qendrës Kombëtare të Kulturës kanë zbuluar e rritur dhjetra talente! Një prej tyre është Irma Libohova, një nga këngetaret më të rëndësishme të historisë së muzikës shqiptare, e cila u zbulua nga profesor Robert Radoja duke spikatur për disa vite me rradhë në Festivalet e Fëmijëve. “Gabimi i Mirelës”, kënga që e bëri të famshme fëmijën Irma ishte edhe nisja e një rrugëtimi që e ka kapërcyer gjysmë shekulli të një karriere brilante! Ndaj ftesa dhe takimi i drejtores Monika Lubonja në  Teatrin e Kukullave me Libohovën ka këtë tematikë! Përgatitjet për 70-vjetorin e QKK-së tashmë kanë nisur, e me siguri plot të reja kemi për të zbuluar në vijim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF