KreuCelebrity

Florian Binaj largohet nga show “Portokalli”!

Së shpejti fillon spektakli i humorit “Portokalli” në Top Channel dhe aktori Florian Binaj nuk do të jetë më pjesë e trupës së aktorëve të show-t të njohur të së dielës. Ai u bë i preferuari i publikut me rolet e Kol Frakushës, kryeministrit Rama, me “Atentatet” së bashku me Salsano Rrapin e Xhemi Shehun, si edhe me rolin e babait me Irgen Çelën. Duket se në këtë sezon do të na mungojë humori i tij dhe këto role!

Shkak për largimin e Binajt është bërë rinovimi i kontratës për sezonin  e ri televiziv dhe mospërputhja e kushteve të aktorit me ato të televizionit. Ai është një nga aktorët e parë të këtij spektakli humori, i cili po largohet pas trembëdhjetë vitesh dhe dhjetëra rolesh plot batuta gazmore. Po tani, ku do ta shohim Florin?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF