KreuCelebrity

Chrissy Teigen kërkon këshilla mëmësie në…Twitter!

Modelja Chrissy Teigen është bërë një personazh tepër i famshëm për sa i përket postimeve në rrjetin social Twitter. Pas një dite të lodhshme me vogëlushen e saj një-vjeçare Luna, ajo u është drejtuar 7.56 milionë ndjekësve të saj në Twitter nëse edhe fëmjët e tyre bëjnë sjellje të pahijshme me to.

Postimi i saj ka goditur sërish në shenjë dhe nuk kanë munguar përgjigjet e nënave nga e gjithë bota! Ja disa prej tyre: “Djali im një-vjeçar më thotë jo sa herë që dua ta puth”, “Djali im katër vjeçar më ulëriti- Uroj që të digjesh nga dielli!”, “Vajza ime pesë vjeçe më quan kokë-peshk”… pas gjithë komenteve të marra, Chrissy me siguri që e ka kuptuar se nuk është vetëm dhe ndoshta është ndjerë më mirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF