KreuCelebrity

Atmosferë festive në shtëpinë e Lorikut, Boikeni mbush 2 vjeç!

Për ish-kapitenin e  skuadrës sonë kombëtare, Lorik Canën, sot është nje ditë feste! Djali i tij i vetëm Boikeni mbush 2 vjeç!

Loriku ka filluar prej disa kohësh të jetë më aktiv e jo aq i rezervuar sa ka qenë më parë në rrjetet sociale, prandaj edhe ky event nuk mund mbetej pa ndarë me ndjekësit! Ai na ka treguar atmosferën festive në shtëpi, një tortë gjigande mbi një valixhe me stampën e Italisë dhe vulën “Republika e Shqipërisë” që simbolizojnë me siguri edhe lëvizjet e tyre të shpeshta drejt Italisë, vendi i origjinës së Monica-s, bashkëshortes së Lorikut. Një banket dhe dekor festiv i realizuar me shumë tullumbaca të kaltër për vogëlushin Boiken! Në ambientet e shtëpisë të krijohet idea sikur je në një park me gjelbërim e drurë. Gëzuar dy-vjetorin e lindjes Boiken! Ndërkohë ne ende presim të shohim portretin e plotë të vogëlushit të Lorikut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF