KreuCelebrity

Ndër gjithë llojet e çifteve, Orinda dhe Turi zgjedhin komiken!

Historia e tyre e dashurisë u bë e njohur për publikun shumë vite më parë, ndërsa ceremonia martesore e mbajtur këtë vit solli në qendër të vëmendjes si kurrë më parë Orindën dhe Turin. Pas një muaji të gjatë mjalti jashtë vendit, çifti tashmë i është rikthyer televizionit dhe çeljes së sezonit të ri, por aktivitetet sëbashku jashtë dyerve të studiove nuk mungojnë. I kemi parë shpesh teksa postojnë foto apo video me nota humori kundrejt njëri-tjetrit, por këtë herë Turi ka zbuluar diçka ndryshe.

Ndoshta, mund të bëheshin abuzime të llojit “NDAHEN TURI DHE ORINDA…?!”, por ky nuk është rasti. Një ndër imazhet e publikuara në My Story-n e Turit është seksioni i aktivitetit të miqve në Instagram, ku ndër njoftimet e ndryshme spikat dhe ai i Orindës, që sipas rrjetit social i ka dhënë ‘Follow’ pikërisht partnerit. “Uau çfarë emocioni!” shkruan Hyskaj, ndërsa nuk të shkon shumë mendja tek arsyeja e kësaj loje mes çiftit. Ndër hollivudianët, dy yjet që karakterizohen nga një natyrë e tillë komike janë Chrissy Teigen dhe John Legend, të cilët bëhen shpesh kryefjala e artikujve kushtuar VIP-ave, sidomos për batutat e modeles ndaj bashkëshortit. Ndër gjithë llojet e çifteve (misteriozë, të fshehtë, romantikë etj.), mesa duket Orinda dhe Turi kanë zgjedhur pikërisht atmosferën plot humor; të paktën kjo është ajo çka shpalosin në sytë e publikut. E në fakt, e qeshura nuk i prish punë kujt, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF