KreuCelebrity

Shpërthen Jul Deda ndaj Altin Bashës: “Të gjithë të paaftë ishim?”

Duke marrë shkasë nga largimet e njëpasnjëshme të aktorëve pjesëmarrës në trupën e spektaklit të humorit “Portokali” në vite, ku bënte pjesë edhe vetë, aktori Julian Deda ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke treguar pse të gjithë largohen, me dëshirë ose jo. Ai ka ndarë foton e disa prej aktorëve të parë që i dhanë jetë shfaqjes së humorit: Agron Llakaj, Gent Bejko, Gent Zenelaj, Ermal Mamaqi, Elvis Pupa, Ervin Bejleri, Ervina Kotolloshi. Juli, së bashku me këta aktorë dhanë kontributet e tyre në humor si dhe ka dy fjalë për regjisorin, i cili sipas tij nuk e mbajti dot të bashkuar trupën e aktorëve. Lexojeni më poshtë postimin e plotë të aktorit!

“Ikën të gjithë. A i mbani mend keta aktorë te talentuar, që shpërthyen në fillimet e një epoke të re të humorit në këtë vend? Sa shumë punë, sa shumë mund për të ngritur në këmbë një spektakël dhe për të marrë gjithë dashamirësinë e publikut, të cilin e kemi vlerësuesin më të sinqertë në këtë jetë. Shikojini me vëmendje, disa u larguan nga pakënaqësia, disa u hoqën me arrogancë. Nuk më vjen aspak mirë për këtë që do them, por tashmë tabloja është e qartë, ikën të gjithë. Po ta vini re, nga e gjithë trupa e parë e atij spektakli nuk ka mbetur më asnjeri aty, me përjashtim të mikut tim Marin Orhanasi (që i uroj suksese në vazhdim). Por pyetja është: pse? Gjithmonë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve rreth tij, për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja që shtroj unë sot është: të gjithë ne që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qënka i kulluar? Të gjithë aktorët paskan qenë njerëz të këqij dhe regjisori paska qenë engjëlli mbi tokë? Ne ishim të paaftët këtu, apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar? Besoj se u sqaruam më në fund. Hajt tung.

P.s. I kërkoj ndjesë kolegëve ne foto, që e kam bërë këtë shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thënë..!”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF