KreuCelebrity

North West nuk ka frikë t’iu bërtasë paparacëve!

Fati i pasardhësve të Kardashian-Jenner është që të jenë të famshëm ende pa lindur. Kur kim solli në jetë North West, vëmendja e publikut u përqendrua e gjitha tek ajo, aq sa para pak kohësh dha intervistën e saj të parë për një nga revistat prestigjoze. Nga ana tjetër, më shumë se sa i ati, e ëma e 4-vjeçares ndiqet në çdo moment nga paparacët, kryesisht për veshjen e paraqitjen e saj në tërësi. Por, North ka filluar që tani të mos i durojë dot një mënyrë jetese të tillë.

Në një nga daljet e saj në rrugë përkrah Kim, e vogla West është rrethuar nga paparacët, të cilët nuk kanë ndalur së fotografuari. North është nervozuar së shumti, aq sa ka filluar të bërtasë: “Jo më foto! Jo më foto!” Kjo ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, edhe pse North dukej tepër e vendosur dhe hakërryese, me një akullore në dorë. Të tilla sjellje janë parë edhe nga ana e Kanye West, i cili nuk i ka patur ndonjëherë marrëdhëniet shumë të mira me paparacët. Nga ana tjetër, Kim duket sikur jeton për to. Domethënë, North është rasti tipik i “bëmë baba të të ngjaj”…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF