Lajmi për largimin e Florian Binaj nga spektakli ‘Portokalli’ nuk u prit aspak mirë nga publiku, duke shtyrë kështu rrjetin ndaj komenteve negative ndaj formatit, si dhe shprehjes së keqardhjes mbi një ndryshim të tillë. Sipas komentuesve, aktori që solli disa nga rolet më mbreslënëse të humorit nuk mund të largohej aq papritur nga ekrani. U mësua se një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes Binaj dhe krijuesve të spektaklit, e kjo sepse Flori ka kërkuar të drejtat e autorit, çka do të thotë se paratë e marra nga klikimet në YouTube në videot e tij, t’i marrë vetë aktori, e jo më Top Channel.
Pas një periudhë pritje, ku u aludua mbi largimin e Florit, Dritare.net mëson se në fakt, aktori nuk do të largohet nga ekrani i Top-it, duke vazhduar kështu rrugëtimin e tij në ‘Portokalli’. Spektakli nis zyrtarisht më 1 tetor dhe Binaj do të jetë pjesë e trupës së aktorëve. Mesa duket, kushtet e Florit kanë qenë të panegociushme, edhe pse bazuar në këtë ndodhi të fundit, gjithësecilit prej aktorëve iu lind e drejt për të bërë një kërkesë të kësaj natyre…


Ja si u njohën Marina dhe Getoari!





Si rrallëherë, Valbona në foto me…








Tuna përkrah Dafinën?

Mëngjesi elegant i Manjola Nallbanit!


Roli i ri i Hueyda El Saied!

