Sezoni i kaluar, e gjeti aktorin e humorit Elvis Pupa në një nga programet e Digitalb, përkatësisht “M’fal për shprehjen”. Ngritur mbi batutat e humorin, pjesë e formatit nuk mund të mos ishin as të ftuarit, ashtu sikurse vlen të theksohet se Pupa u pa herë në rolin e moderatorit, herë në atë të aktorit. Por, mesa duket, sezoni i ri nuk do ta gjejë më Elvisin në Digitalb.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, humoristi ka bërë të ditur një fakt të tillë. “Përshëndetje! Ju falenderoj shumë për mbështetjen. Për të gjithë ju që më keni pyetur në komente dhe inbox, programi i ri nuk do të jetë në Digitalb. Surpriza të bukura janë rrugës”, ka shkruar Pupa, ndërsa mbrëmjen e djeshme aktori ka lajmëruar për nisjen e një formati krejt të ri, në të cilin do të jetë vetë edhe producent. Duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e “M’fal për shprehjen”, Pupa ka theksuar se në bazë të eksperiencës, një format i caktuar duhet të zgjasë aq sa duhet, për të marrë më tej mbi vete sfida të reja, për të cilat ka filluar punën që tani. Disa nga fansat po aludojnë se kjo është e gjitha një shaka, e duke njohur natyrën komike të aktorit, një mundësi e tillë mbetet ende e hapur, deri në zbulimin e diçkaje më konkrete…




Ja si u njohën Marina dhe Getoari!





Si rrallëherë, Valbona në foto me…








Tuna përkrah Dafinën?

Mëngjesi elegant i Manjola Nallbanit!

