Balerina Klaudia Pepa, është vënë prej dita ditësh në qendër të kritikave pasi e quajti ish-bashkëshortin Albi Nako “Vëlla” në një video-mesazh përshëndetës drejtuar atij.
Megjithatë, artistja ka vendosur të mos u kushtojë shumë rëndësi komenteve ofenduese e të vijojë rregullisht me postimet e saj në Instagram. Edhe sot, si ditë e hënë u ka uruar ndjekësve një javë të mbarë!
Ajo ka vendosur të bëjë edhe një sqarim të fundit për të gjithë ndjekësit që e kanë keqkuptuar, ja komenti i saj: “Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët. Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara”.
Pajtoheni me mendimin e balerinës?



Getoari në Xhamajka, po Marina ku është?


Mëngjes plot ngjyra për Miriam Canin!







Elvis Pupa, jo më pjesë e Digitalb!




Ja si u njohën Marina dhe Getoari!



