KreuCelebrity

Zeta-Jones publikon foton e rrallë me Douglas, për ditëlindjen e tyre!

Në datën 25 shtator çifti i aktorëve hollivudianë Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas kanë ditën e lindjes! Po, të dy në të njëjtën ditë! Aktorja ka zgjedhur të festojë duke sjellë në vëmendje një foto të rrallë, një nga takimet e tyre të para gjatë një ndeshjeje boksi në Vegas.

Catherine mbushi 48-vjeç, ndërsa Michael 73. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Dylan dhe Carys. Së fundmi çifti u panë bashkë të shoqëruar edhe prej vajzës së tyre në Javën e Modës në Nju Jork. Gëzuar ditëlindjen, artistë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF