KreuCelebrity

Flori ka dy fjalë për ndjekësit…

Aktori Florjan Binaj ka qenë emri më i lakuar i “Portokalli” në ditët e fundit. Së pari për largimin e tij nga ky spetakël, u bë e ditur se aktori nuk do të ishte i pranishëm në këtë sezon, si pasojë e mosmarrëveshjeve mbi rinovimin e kontratës. Largimi i tij nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit. Më pas mbi rikthimin e tij, u konfirmua se Flori  do të jetë pjesë e shfaqjes së humorit që nis në fillim të muajit tetor.

Sot ai ka bërë një falenderim për ndjekësit të cilët u shprehën se pa të spektakli nuk do të ishte më i njëjtë, ai ka pozuar me koleget Xhemi dhe Renada, ja postimi i tij: “Miq dhe mikesha, si fillim, faleminderit për vlerësimet e juaja të cilat kanë luajtur një pjesë të rëndësishme në rikthimin tim në Portokalli dhe Top Channel. Meqë ne fillojmë këtë javë, kush nuk e ka parë serialin Game of Thrones, ta shohi urgjent sepse Atentatet këtë sezon do jenë SUPER GAME OF THRONES!!!”

Me siguri do të shkrihemi gazit me “Atentatet” në këtë sezon!