Këngëtarja kosovare Era Istrefi ishte e ftuar të performonte këtë fundjavë në festivalin e përvitshëm Bushwig në Brooklyn të New York, për të celebruar ngjyrat dhe dashurinë me pjesëtarë të LGBT nga e gjithë bota. Performancat e saj u pëlqyen dhe u duartrokitën shumë.
Në paraqitjen e Erës në këtë event, në veshjen e saj vumë re një detaj që na e kishte kapur syri diku, tek pjesa e pantallonave, ajo kishte të stampuar portretin e trashëgitares së hoteleve Hilton, Paris Hilton! Një veshje të tillë e kemi parë edhe tek këngëtarja Rita Ora. duket se të dyja qënkan fanse të Paris, por ajo që na habiti në këtë postim të Erës ishte pikërisht komenti i Hilton! Një emoji me flakë, ashtu siç ishte dhe performanca e Erës në këtë festival!
Fama e Istrefit i ka kapërcyer prej kohësh kufijtë, ajo po bashkëpunon me emra të huaj të muzikës, për të arritur majat në tregun ndërkombëtar.

Rikthehet… Xhemi Shehu!



Linda Halimi shokon me të pasmet!










Getoari në Xhamajka, po Marina ku është?


Mëngjes plot ngjyra për Miriam Canin!



