Pasditen e djeshme, moderatorja Rudina Magjistari kishte të ftuar Linda Rein, me të cilën pati një intervistë të tensionuar me debat, për shkak të termit transgjinore.
Ajo ndan gjithmonë në profilin e saj në Instagram momentet e kaluara me të ftuarit në studio dhe në fotot që ka ndarë me Lindën komentet kanë qenë të panumërta. Moderatorja e ka vazhduar debatin e studios me ndjekësit duke pohuar se ajo ka përdorur termin e saktë në bisedë. Ja disa prej komenteve të saj me ndjekësit, shkëputur nga ky postim: “Megjithë respektin për zgjedhjet në jetë të së ftuarës dhe me gjithë dashamirësinë time për ta mbështetur në atë që ajo ka zgjedhur, termi që unë përdor është i saktë dhe i përcaktuar nga psikologë. S’e kam shpikur unë. Dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë term shkencor, i cili përcakton një proçes transformimi në trupin e saj, i cili ka ndodhur. Dhe ka ndodhur tek ajo, jo tek ti e tek unë, që të besh dallimin. Kur ajo rrëfen historinë e saj, është i pashmangshëm ky përcaktim. Tjetër gjë nëse do ishte ftuar për të folur për tendencat e fundit të makeup-it, atëherë ndoshta ky përcaktim do ishte i panevojshëm.”
Ajo shton: “Trangender nuk do të thotë tranzicion, por ndryshim gjinie. Pse kaq shumë komplekse ndaj këtij termi, s’e kuptoj?! Një term që s’është absolutisht diskriminues, por thjesht karakterizues. Përndryshe si ta bëj dallimin nga ty psh? (Nisem nga emri që je femër dhe po supozoj që nuk ke ndryshuar gjini).
“Përtej këtij diskutimi për termin, i cili nuk e ndyshon aspak rrjedhën e jetës së Linda Reit dua vetëm të sqaroj për të gjithë ju, që Linda Rei ishte një e ftuar si të gjithë të ftuarit e tjerë në program, me historinë e vet personale, e cila nuk vret askënd nga ata që janë shqetësuar, por përkundrazi shton një dimension me shumë të të parit të botës. Sa për femijet s’kishte asgjë të frikshme apo të turpshme aty për të mos folur. Po roli juaj si prindër për të interpretuar në përshtatje me fëmijët? Fakti që ajo flet hapur për diçka që pjesa më e madhe e quan tabú, jeton jetën e saj siç i pëlqen pa i bërë dëm askujt është për t’u respektuar absolutisht.”
Siç shihet edhe nga komentet, Rudina ka sqaruar ndjekësit se nuk ka asgjë të keqe në termin shkencor që ajo ka përdorur me të ftuarën, i cili nuk është përdorur aspak me kuptim diskriminues, por karakterizues.


Flori ka dy fjalë për ndjekësit…




Rikthehet… Xhemi Shehu!



Linda Halimi shokon me të pasmet!










Getoari në Xhamajka, po Marina ku është?
