KreuCelebrity

Ndërron jetë themeluesi i Playboy, Hugh Hefner

Hugh Hefner, themeluesi i revistës Playboy, është njeriu i cili gjeti mënyrën për të shitur përmes seksit më shumë se askush tjetër në shekullin e 20-të.

Ai ka ndërruar jetë  nga shkaqe natyrore në moshën 91-vjeçare, në vilën e tij në Los Angeles, një nga rezidencat më të njohura në botë. Hefner i prezantoi botës revistën e famshme në dhjetor të vitit 1953, vit në të cilin daton edhe publikimi i parë i saj me fotot nudo të yllit Marilyn Monroe dhe mbi 50 000 kopje të shitura. Në këtë revistë kanë pozuar nudo edhe personazhe të tjerë të njohur si Madonna, Kate Moss, Sharon Stone, Lindsay Lohan, Pamela Anderson dhe Naomi Campbell.

Sipas Hefner, revista u bë menjëherë e famshme e popullore jo vetëm për shkak të femrave nudo, por për artin dhe kontekstin pozitiv që ato mbartnin. “Seksi nuk është armik, dhuna është armiku, vajzat e mira e pëlqejnë seksin”, ka shtuar ai.

Themeluesi i Playboy, i cili u bë i famshëm për veshjen e tij me pizhame, arriti të shiste 7 milionë kopje në muaj. Ai numëron martesa dhe lidhje me modele seksi pafund, festa luksoze e të shfrenuara. Djali i tij Cooper ka deklaruar pas vdekjes së të atit se jo vetëm që do t’u mungojë shumë njerëzve, por do të mbahet mend për kontributin e madh në kulturë, në lirinë e fjalës dh seksit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF