Çifti i aktorëve Kit Harrington dhe Rose Leslie janë fejuar pas pesë vitesh lidhje dashurie. Nga seriali “Game of Thrones” në jetën reale, çifti është shprehur tek familjarët dhe miqtë e ngushtë se së shpejti do të jenë pranë altarit.
Ajo skoceze, ai nga Londra, u njohën pesë vitë me parë në sheshxhirimin e sezonit të dytë të serialit të famshëm. “Ishte shumë e lehtë të dashurohesha me të”, është shprehur Harrington. Megjithatë, aktorët janë prezantuar në publik si çift vetëm në vitin 2016, në tapetin e kuq të çmimeve Olivier. Ata bashkëjetojnë që prej muajit qershor të këtij viti. Rose u transferua në shtëpinë e aktorit: “Bashkëjetesa shkon mirë, është e rëndësishme që ajo ta ndiejë këtë hapësirë si tonën, si një vend që do ta ndërtojmë së bashku. Mes shumë puthjeve na mbetet vetëm të caktojmë një datë”, ka shtuar ai.
Duket se kjo datë nuk do jetë e larët për yjet e “Game of Thrones”!





Vajzat që preferojnë të pedalojnë!




Flori ka dy fjalë për ndjekësit…




Rikthehet… Xhemi Shehu!



Linda Halimi shokon me të pasmet!



