Këngëtari britanik Robbie Williams ka vendosur të anulojë koncertet e mbetura të turneut të tij “Heavy Entertainment Show Tour”. Fansat e artistit janë shqetësuar pasi ai u tërhoq prej shfaqjeve në St.Peterburg, Moskë dhe Sochi.
Artisti ka rrëfyer se ka qenë i detyruar të bëjë këtë zgjedhje, për shkak të rëshqitjes së një disku në shpinë, ai vuan nga hernia diskale. 43-vjeçari ka treguar se shëndeti i tij dhe dhimbja e shpinës kanë qenë gjëja më e vështirë dhe e dhimbshme e këtij turneu.
Kujtojmë se këngëtari ka vuajtur edhe nga shëndeti mendor e ka luftuar me depresionin, për të cilin mendon se është gjenetik dhe i vë fajin profesionit të tij. Nëse bëhet më mirë nga gjendja shëndetësore, Williams mund të vijojë turneun gjatë vitit 2018-të.

Celebrity
Surprizon Vesa Luma me një look të ri!


Celebrity
Flori Mumajesi në Times Square?!







Celebrity
Vajzat që preferojnë të pedalojnë!




Celebrity
Flori ka dy fjalë për ndjekësit…




Celebrity
Rikthehet… Xhemi Shehu!

