KreuCelebrity

Një tjetër Kardashian në pritjen e embël…

Familja Kardashian po zgjerohet! Tashmë është radha e një tjetre prej vajzave të këtij klani të bëhet nënë për herë të parë! Khloe Kardashian dhe i dashuri i saj Tristan Thompson do të bëhen prindër për herë të parë!

33-vjeçarja e reality-t “Keeping up with the Kardashians” është më e lumtur se kurrë! Ajo nisi të frekuentonte partnerin e saj, basketbollistin 26-vjeçar gati një vit më parë pasi i kishte prezantuar një mik i përbashkët. Kur lidhja u bë publike, Khloe i dha fund aludimeve për një martesë të mundshme, duke u shprehur se ishte në lidhjen e saj më të lumtur të dashurisë, e nuk kishte aspak nevojë për një unazë për t’u ndjerë më mirë!

Në javët e fundit është folur shumë për zgjerimin e klanit Kardashan-Jenner. Pas fëmijës së tretë të Kim që pritet të vijë në jetë përmes një nëne surrogatë, edhe më e vogla, Kylie Jenner do të sjellë në jetë një vajzë në të njëjtën periudhë kohore me Kim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF