KreuCelebrity

Marina Vjollca, fotoja e parë nga muaji i mjaltit!

Çifti i sapomaruar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi pas një dasme madhështore pohuan se do të fokusoheshin në angazhimet profesionale: Marina me emisionin e ri në Tv Klan dhe Getoari me koncertet e tij. Megjithatë, ata gjetën momentin dhe u arratisën! Në Xhamajka!

Reperi kishte ndarë një foto me sfond peizazhin bregdetar ekzotik, ndërsa Marinën nuk po e shihnim gjëkundi! Më në fund, edhe ajo ka ndarë me ndjekësit foton e parë nga muaji i mjaltit! Nusja e re na ka uruar “Mirëmëngjesin” pak momente më parë me këtë foto fantastike pushimesh!

Një peizazh bregdetar përrallor, parajsa mbi tokë! Tani po e kuptojmë Marinën pse nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale gjatë muajit të mjaltit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF