KreuCelebrity

Obama: “Kur lashë Malian në kolegj ishte si një operacion me zemër të hapur”

Kur fëmijët rriten e shkojnë në universitet, ka një moment të vështirë në këtë mes për të gjithë prindërit, përfshi këtu edhe ish-presidentin Barack Obama.

Ai ka treguar gjatë gjatë një fjalimi të shkurtër në eventin e Organizatës së Biden të Mbrojtjes së Fëmijëve në shtetin Delaware,  se është berë tepër emocional kur vajza e tij 19-vjeçare Malia ka shkuar të ndjekë studimet e larta në Harvard.

Presidenti i 44-t i SH.B.A është shprehur: “Për ata që kanë vajza, koha kalon shumë shpejt! Po i tregoja Joe dhe Jill Biden se kur lashë Malian në kolegj ishte si një operacion me zemër të hapur.”

Megjithatë, Obama arriti t’i mbante lotët derisa asi dhe Michelle u larguan nga kampusi. “Jam krenar që nuk qavaa para saj”, ka shtuar ai, “por gjatë rrugës, shërbimi sekret po vështronte drejt meje duke pretenduar se nuk po më dëgjonin, ndërsa unë shfryja hundët, ishte e vështirë”.

Vajtje-ardhjet e së bijës në universitet e bëjnë gjithmonë për të qarë ish-presidentin. Kujtojmë se vajza tjetër, Sasha, është ende në shkollë të mesme.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF