KreuCelebrity

Cilat janë aktoret më të paguara të vitit 2017?

Revista prestigjioze Forbes, edhe për këtë vit ka publikuar listën me aktoret femra më të paguara të televizionit. Për të gjashtin vit rradhazi, nuk ka ndryshuar aktorja e cila kryeson këtë listë.

Në vendin e parë pozicionohet sërish Sofia Vergara me 41.5 milionë $, çereku i të ardhurave të saj vijnë prej serialit të njohur “Modern Family”, ndërsa të ardhurat e tjera vjnë prej fushatave publicitare të Head&Shoulders, Pepsi, Cover Girl si edhe prej parfumit të saj në linjën kozmetike Avon.

Në vendin e dytë me 26 milionë dollarë pozicionohet ylli i “The Big Bang Theory, Kaley Cuoco, me 1 milion $ për çdo episod. Lista vijon me Ellen Pompeo nga “Grey’s Anatomy” dhe Mindy Kaling e “The Mindy Project”. Të gjitha yjet së bashku kapin shifrën e lartë prej 156.5 milionë $. Më poshtë keni listën e plotë nga Forbes, të aktoreve femra të ekranit që paguhen me shifrat marramendëse:

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF