Në mbrëmjen festive të 10-vjetorit të “Ora News”, ashtu si në çdo event të rëndësishëm ka një moment në të cilin “të zotët e shtëpisë” pozojnë në tapetin e kuq me të ftuarit e tyre. Mes qindra personazheve të njohur pjesëmarrës, në foton e çiftit Ndoqi me një prej çifteve të njohur të të ftuarve dalluam edhe një detaj, zonja pranë Mimoza Ndroqit ishte në pritjen e ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të dytë!
Bëhet fjalë për juristen e çështjeve të së drejtës civile Edlira Çepani dhe ish- deputetin demokrat Gert Bogdani! Pas vajzës pesë-vjeçare Ajra, familja e tyre do të shtohet me një djalë pas disa muajsh. Edlira e ka shprehur edhe më parë se familja është gjëja më e rëndësishme për të, si edhe se Gerti i ka shumë qejf fëmijët! Çifti janë të martuar prej shtatë vitesh, pas një historie të gjatë dashurie!


Ilva Tare bëhet nënë për herë të dytë!


Nën shënjestrën e Lorit…




Në shtëpinë e Klaudia Pepës…




Surprizon Vesa Luma me një look të ri!


Flori Mumajesi në Times Square?!





