KreuCelebrity

Princ Harry flet për herë të parë mbi Markle

Janë të lidhur (ose edhe të fejuar) prej një viti, por rastet në të cilat janë shfaqur bashkë publikisht kanë qenë tepër të rralla. Për herë të parë kësaj jave, çifti më i përfolur i momentit, Meghan Markle dhe Princ Harry u panë së bashku në publik dorë për dore me njëri-tjetrin në Invictus Games në Toronto.

Harry është pyetur mbi Markle prej një ish-mjeshtri të Forcave Ajrore Amerikane Kyle Burnett, i cili ka marrë pjesë në një garë çiklizmi:  “E pyeta se si e ka të dashurën dhe nëse po argëtohet me këto lojëra”. Harry ishte përgjigjur se Markle po argëtohet me të vërtetë shumë në këto lojëra: “Ajo i do shumë këto lojëra”.  

Le të jetë ky një fillim i mbarë për deklarata të tjera nga Harry!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF