KreuCelebrity

Linda Rei-Rudinës: “Duhet të kthehesh në 8-vjeçare”

Edhe pse ka kaluar një javë nga debati i bujshëm në studion e “Rudina” mes moderatores Rudina Magjistari dhe të ftuarës së saj Linda Rei mbi termin “Transgjinore, duket se kjo e fundit nuk ka aspak ndërmend ta lërë me aq.

Pak ditë më parë Rudina bëri një sqarim duke mbrojtur termin dhe pohimin e saj si të saktë e të drejtë edhe nga psikologët. Ajo ka shtuar se me Lindën nuk ka asgjë personale. Menduam se situata u qetësua, por Linda ka vazhduar të ironizojë moderatoren, përmes videove që ka ndarë në Instastory me pjesë nga emisioni: “Ja këto janë problemet në Shqipëri që bëjnë gazetare ose moderatore disa njerëz që duhet të kthehen në shkollën 8-vjeçare”. Ajo i ka cilësuar pyetjet e moderatores si “budalliqe” dhe ka përsëritur se Rudina lexon vetë përpara se të hyjë në emision.

Duket se Linda nuk paska ndërmend të ndalet me ofendimet ndaj Magjistarit!