KreuCelebrity

Xhaketa e qokave të Mimi Kodhelit!

Rastësi apo jo fotot flasin më shumë se fjalët! Kjo xhaketë në tonet e lejlasë mjaft elegante duket se është e preferuara e deputetes Mimi Kodheli, veçanërisht për festat e mediave. Teksa, mbrëmjen e së mërkurës ish-ministrja e Mbrojtjes, u shfaq në tapetin e kuq të 10-vjetorit të Ora News ne të BORDO na tërhoqi vëmendjen xhaketa e saj, një Deja Vu, që për koiçidencë e ka veshur në po një tjetër festë medieje.

Pikërisht, në shtator të vitit 2012, në 15-vjetorin e emisionit OPINION, të gazetarit Blendi Fevziu, Mimi Kodheli u shfaq po me këtë veshje elegante! Ta ketë të preferuarën Kodheli, apo ka nevojë për rifreskim të gardërrobës?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF