Dita e djeshme ishte tepër e rëndësishme për drejtoreshën e informacionit të Ora News, Ilva Taren. Ajo i dha fund pritjes së ëmbël e solli në jetë fëmjën e saj të dytë, një djalë të cilin e kanë quajtur Thomas. Emrin e të porsalindurit e ka zgjedhur bashkëshorti i Ilvës, Eduart Selami.
Sot, gazetarja e njohur e “Tonight Ilva Tare” ka ndarë me të gjithë ndjekësit foton e parë të të birit në rrjetin social Instagram. “Thomas, bekimi më i ri i familjes”, shkruan ajo në foton në të cilën na ka prezantuar të porsalindurin e saj, një dashuri të vockël që me siguri si çdo foshnje është duke fjetur e duke ëndërruar!
Thomas është fëmija i dytë i çiftit Ilva Tare dhe Eduard Selami, pas vajzës së tyre Melody.









Celebrity
Ilva Tare bëhet nënë për herë të dytë!


Celebrity
Nën shënjestrën e Lorit…




Celebrity
Në shtëpinë e Klaudia Pepës…




Celebrity
Surprizon Vesa Luma me një look të ri!
