KreuCelebrity

Publikohet klipi i shumëpritur i Erës me French Montana!

Ishte paralajmëruar gjatë stinës së verës se Era Istrefi kishte një surprizë për të gjithë ndjekësit e fansat! Këngëtarja nga Kosova prej kohësh po synon të kapë  tregun  ndërkombëtar me projektet e saj muzikore.

Bashkëpunimi me artistin French Montana me titull “No I love yous” u finalizua me një klip xhirimet e së cilit u realizuan në Los Angeles. Sot Era ka ndarë lajmin se më në fund, klipi është publikuar në Youtube! Era dhe reperi me origjinë marrokene kanë sjellë një këngë ritmike nën kujdesin e kompanisë  “Ultra Music”.

Këngëtarja i la fansat disa kohë në pritje, e megjithatë duket se ja ka vlejtur! Ajo është shfaqur sensuale krah reperit dhe si gjithmonë me look-un e veçantë që e karakterizon, tashmë si një brune.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF