KreuCelebrity

Një tjetër ish-aktor reagon mbi spektaklin “Portokalli”

Këtë të diel ka nisur spektakli i humorit “Portokalli” në Top Channel. Pak përpara nisjes së këtij sezoni, në rrjetet sociale qarkulluan lajme të bujshme mbi largimet e aktorëve, përmendim lajmin e largimit e përkohshëm të Florian Binajt që u shoqërua me pakënaqësitë e publikut, si edhe reagimet e Jul Dedës ndaj Altin Bashës e anasjelltas. Deklaratave dhe debateve mbi këtë shfaqje u është shtuar edhe reagimi i një ish-aktori të kësaj trupe.

Gent Hazizi, një aktor i njohur, gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë show mbahet mend me rolin në të cilën sillte histori nga e kaluara e shqiptarëve apo fëmijëria e tij. Duke marrë shkas nga nisja e sezonit të “Portokalli”, ai ka zgjedhur të postojë një status në profilin e tij në Facebook. Ja seç shkruan aktori: “Sa do doja t’i kishte në javët e ardhshme llozhat plot Portokallia!”

Me sa duket, Hazizit nuk i ka pëlqyer nata e parë e këtij show humoristik të së dielës. Ai u është përgjigjur komenteve të ndjekësve se edhe pse ka kohë që nuk është më pjesë e spektaklit, ai e ndjek  e ka mendimin se ndoshta do të bëhet  më mirë në javët në vazhdim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF