KreuCelebrity

Klaudia Pepa, një kërcim më sensual se kurrë…

Balerina Klaudia Pepa ka zgjedhur që të  bëhet pjesë e një sfide që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale: “bella y sensual challenge”. Klaudia ka ndarë në profilin e saj në Instagram një video në të cilën kërcen në ambientet e shtëpisë së saj në një mënyrë tepër sensuale.

E veshur me një bikini trup me ngjyrë të zezë dhe këpucë me taka ajo bën lëvizje joshëse nëpër shkallë nën tingujt e ritmeve latinë. Me fizikun perfekt dhe buzëqeshjen që e karakterizon balerinën, mund të themi se kjo sfidë është në natyrën e saj! E kishit parë ndonjëherë kaq sensuale Klaudian? Shikime të menjëhershme dhe komplimente pafund për këtë video, balerina i vë flakën shtëpisë me lëvizjet e saj! Kemi shkëputur disa momente nga performanca e saj në galeri!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF