Këngëtarja Dua Lipa është duke vijuar me turneun e saj muzikor, së bashku me emrat e njohur si Bruno Mars e Coldplay.
Këngëtarja është bërë edhe imazh i Patrizia Pepe, në këto momente të ngjitjes së karrierës professionale. Duan e shohim shpesh në rrjetet sociale përmes fotove e videove të kalojë kohë argëtuese me të dashurin e saj romantik Paul Klein. Klein është gjithashtu një artist i cili preferon rrymën muzikore pop e rrok. Në foton e fundit që Dua ka ndarë në Instagram pas koncertit me Mars, Klein komenton “Më le pa frymë!”
Çifti e tregon kurdoherë kiminë e romancën që ka mes tyre dhe festojnë së bashku sukseset e njëri-tjetrit!