Prej pak kohësh çifti i njohur Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi na dhanë lajmin se janë në pritje të fëmijës së dytë! Së shpejti Joeli do të bëhet me një motër ose vëlla!
Ata kanë udhëtuar drejt Vienës për një trajnim biznesi dhe sot me përfundimin e trajnimit, si e diel, Ami ka zgjedhur ta shijojë ditën duke vizituar qytetin. Pasi na ka bërë edhe ne një xhiro në këtë qytet në këtë ditë të bukur vjeshte përmes fotove, asaj i kanë bërë përshtypje dy gjëra: së pari në një lulishte, ku ofrohen libra që pushuesit të kalojnë kohën! Pa çelës e pa roje, ato mund t’i lexojë kushdo që ka dëshirë! Si edhe një detaj tjetër që në vendin tonë e kemi shmangur prej vitesh: brenda në restorante pihet cigare!
Përjetoni edhe ju momentet e Amit gjatë pritjes së ëmbël në këtë qytet të mrekullueshëm të Europës, në galerinë tonë!