KreuCelebrity

Një tjetër personazh i njohur i jep fund beqarisë!

Sezoni veror që lamë pas do të mbahet mend gjatë për ceremonitë martesore të personazheve të njohur të showbizit shqiptar. Duket se dasmat vazhdojnë dhe një tjetër personazh i ka dhënë fund beqarisë mbrëmë!

Besniku, vokalisiti i bandës së njohur “NRG Band” nga Kosova, ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij të gjatë e të fshehtë të dashurisë me të dashurën, Lolitën! Ai ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë për shumë kohë e larg vëmendjes mediatike historinë me bionden simpatike, e pas një muaji që lidhja u bë publike ata po martohen. Ceremonia martesore është mbajtur mbrëmë në vendlindjen e të dyve, në Pejë. Besniku ka pozuar i qeshur teksa hedh valle me familjarët e miqtë e tij. Pas vallëzimit të tyre të parë, dhëndri ka surprizuar nusen duke i kushtuar një këngë romantike!

Jetë të lumtur çiftit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF