KreuCelebrity

Rita Ora, një tatuazh i ri në…

Si shumë artistë të njohur, edhe këngëtarja Rita Ora ka një pasion të veçantë për tatuazhet! Ajo ka në total 20 në të gjithë trupin, i preferuari i saj është ai që ka në dorë. Megjithatë,  ylli i “Your Song” ka menduar se është koha e duhur për të bërë edhe një tjetër! Duket se funksionoka me të vërtetë shprehja mbi tatuazhet: Sa më shumë, aq më mirë!

Në fotot e fundit që ka postuar, Ora pozon ndërkohë që po bën një tatuazh të ri në pjesën e kurrizit. Ajo falenderon tatuazhistin e saj për këtë “dhuratë” dhe e quan atë njeriun më interesant të planetit tokë! Me 20 tatuazhe që ka këngëtarja me siguri që duhet të jenë bërë shumë miq!

Si mendoni, do të na e tregojë Rita tatuazhin e ri që ka bërë? Po presim!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF