Këngëtarja Dua Lipa ka nisur një turne të gjatë muzikor me koncertet live. Përveç bandës së saj që e shoqëron, ajo do të performojë në këtë turnë pranë emrave të njohur si Bruno Mars e Coldplay.
Ylli i “New Rules” na ka treguar se ka marrë shumë kënaqësi e vlerësime nga këto koncerte, se kjo është një periudhë shumë e mirë e karrierës së saj në ngjitje. Megjithatë, duket se artistes i mungon diçka edhe në këto ditë shfaqjesh. Ajo ndien nostalgji për Londrën! Ja se si shprehet këngëtarja: “Më mungon shtrati im. Më mungon kolltuku im. Më mungon kuzhina ime. Më mungon dera ime. Më mungojnë lulet e mia. Më mungon televizori im. Më mungon frigoriferi im. Më mungon dushi im. Më mungon kopshti im. Përshëndetje Londër. Jam në shtëpi.”
Këngëtaren e ka marrë shumë malli gjatë turneut për shtëpinë e saj, familjen e Londrën. Tashmë ajo mund të ç’mallet me to!

Rita Ora, një tatuazh i ri në…



Kim kritikon publikisht Trump-in!


E diela vieneze e Amit!


Fotoja e Getit që konkurron Marinën!











