KreuCelebrity

Reagimet e personazheve të njohur mbi sulmin në Las Vegas

400 të plagosur dhe 50 viktima numërohen nga sulmi me armë që ndodhi në orët e para të mëngjesit, gjatë një koncerti country në Las Vegas. Një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të publikut që ndiqte koncertin. Të mbijetuarit kanë pohuar se kanë parë viktima të goditeshin përpara syve të tyre teksa largoheshin që t’i shpëtonin sulmit.

Në momentin e sulmit, në skenë ndodhej këngëtari country Jason Aldean. Dhjetëra personazhe të njohur kanë dërguar përmes rrjeteve sociale reagimet e tyre dhe ngushëllime familjarëve të viktimave. Ja disa prej tyre:

Jason Aldean: “Sonte ka qenë e tmerrshme. Unë nuk di ende se çfarë të them, por unë dhe stafi im jemi mirë. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë të përfshirët sonte. Më lëndon zemrën se kjo mund t’u ndodhte të gjithë atyre që erdhën për të shijuar atë që duhet të kishte qenë një natë argëtimi”

Barack Obama: “Michelle dhe unë po lutemi për viktimat në Las Vegas. Mendimet tona shkojnë për familjet e tyre dhe këdo që ka duruar një tjetër tragjedi të pakuptimtë.”

 

 

Jennifer Lopez

 

 

 

Paris Hilton: “E pabesueshme se çfarë ka ndodhur në Vegas! Çfarë po ndodh me botën tonë? Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre!”

Paris Jackson: “Me zemer jam me gjithë të prekurit nga sulmi në Vegas, miq,familjarë, por edhe të panjohur, më thyhet zemra kur e shoh botën kështu”.

Mariah Carey: “ Jam tmerruar kur dëgjova për sulmin në Vegas. Mendimet e mia shkojnë për viktimat e familjet e tyre. Lutem për sigurinë e të gjithëve.”

 

Bebe Rexha

 

 

 

Kim Kardashian: “U zgjova me lajmin më të tmerrshëm për Las Vegas-in. Po lutem për këdo në Vegas!”

Hillary Clinton: “Las Vegas, po vuajmë me ty-me viktimat, ata që humbën të dashurit dhe gjithë të prekurit nga kjo masakër gjakftohtë”.

Taylor Swift: “ Nuk kam fjalë të përshkruaj pafuqinë dhe dhembjen që ndjen zemra ime e thyer për viktimat në Vegas e familjet e tyre.

Rihanna: “Po lutem për viktimat e gjithë të dashurit e tyre, gjithashtu për banorët dhe vizitorët e Las Vegas-it. Ky ishte një akt i tmerrshëm terrorist!”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF