KreuCelebrity

Ndahet nga jeta legjenda e rrokut…

Bota e muzikës rrok në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare muzikanti, këngëtari, tekstshkruesi, multi-instrumentalisti dhe producenti amerikan Tom Petty. Ai njihet si vokalist i “Tom Petty and the Heartbreakers” dhe luante rrok, country dhe blues rrok.

Këngëtari i “Free Falling” vuante prej kohësh nga zemra dhe është gjetur pa ndjenja e pa frymë në shtëpinë e tij në Malibu. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak pa ju përgjigjur ndihmës së shpejtë.

Ky lajm ka shokuar fansat e artistit, pasi vetëm një javë më parë Petty dhe banda e tij kishin performuar në Hollywood Bowl. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Petty numëron 13 albume në treg, 3 herë fitues i çmimit Grammy dhe së fundmi u nderua me çmimin “Njeriu i vitit 2017-të”  nga “Music Cares”. Petty ka shitur mbi 80 milionë disqe në të gjithë botën. Legjenda e rrokut ishte martuar prej vitit 2001 dhe kishte dy vajza.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF