Një prej anëtarëve të jurisë së spektaklit “Dance with me”, Robert Aliaj ka kërkuar gjatë transmimit të emisionit që të mbahet një minutë heshtje për nder të viktimave që humbën jetën natën e kaluar në sulmin me armë gjatë koncertit country në Las Vegas. Kjo kërkesë e Bertit u bë pas përfundimit të kërcimit të çiftit Xhensila-Trimi.
“Ne jemi artistë, të mbajmë një minutë heshtje në nder të viktimave”, ka thënë ai. Trimi, konkurrenti i cili sapo kishte mbaruar garën e priste gjykimin e jurisë nuk ka pranuar, por ka replikuar duke i sugjeruar Bertit të mbajë heshtjen jashtë skenës: “Kush je ti, të duket vetja zot? Berti ka përsëritur sërish se si artistë të lirë që janë duhet të mbajnë heshtje e të solidarizohen me viktimat. Anëtaret e tjerë të jurisë, konkurrentët, madje as moderatorja nuk e kanë përkrahur këtë ide të tij.
Ndërhyrja me sportivitet e Alketës “Jeta vazhdon si edhe se secili prej nesh duhet të bëjë diçka që të ndryshojë veten tani që bota po kërcënohet”, i ka dhënë fund debatit të tyre dhe spektakli ka vijuar normalisht.

Publikohet “Më mbaj” nga Elhaida Dani!





Kastro Zizo, i çmendur pas… Elton Dedës!




Dua Lipa në turne, por i mungon diçka…

Rita Ora, një tatuazh i ri në…



Kim kritikon publikisht Trump-in!


E diela vieneze e Amit!


Fotoja e Getit që konkurron Marinën!

